Prishtinë – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe koordinatori për dialog, Blerim Shala, janë takuar të hënën me ambasadorët e vendeve të Quint-it.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen në vend, me theks të veçantë për ecurinë e dialogut që po mbahet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lajmin për këtë takim e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim qeveritar. “Epoka e re”, ka marrë vesh se në këtë takim është biseduar edhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
I njëjti burim ka bërë me dije se tashmë është arritur pajtueshmëri që zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahen më 3 nëntor.
“Ambasadorët e vendeve të Quint-it kanë përshëndetur progresin e arritur në dialogun e Brukselit në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb, Ivica Dacic”, ka thënë i njëjti burim.
Monday, 24 June 2013 14:07