Lajme Shqip Saturday, 07 January 2012 08:00

Prishtinë-Intervistimi i konkuruesëve do të nisë javën e ardhshme. Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, Nijazi Gashi  bëri të ditur se ka përfunduar konkursi për drejtorë të klinikave të cilat më shumë se një vit janë me ushtrues detyre.

Që dje ka përfunduar edhe konkursi të zgjedhjes për drejtor të ri të klinikave dhe jemi në përgatitje të konkursit të drejtorëve”

Lajmi i publikuar ditë më parë nga disa media se doktoreshë Prevezë Abrashi i ka harruar një pacienteje fashën brenda në bark është komentuar nga drejtori ekzekutiv i QKUK-së , Njazi Gashi.

Ai thotë se lajmi është plasuar pa u verifikuar mirë. Për këtë çështje ka folur edhe vetë doktoresha Prevezë Abrashi. Ndonëse rasti ka kaluar në gjykatë dr Abrashi dyshon se fasha është harruar nga një tjetër ekip, meqë pacientja është operuara 8 ditë më parë para se të kryente intervenimin e radhës. 

 “Para se të mbyllet pacienti në prani të të gjithë ekipit numërohen fashat që janë përdorur nga instrumentarët në sallë, dokumenti i specifikimit me material hargjues edhe me nënshkrimin e tri instrumentaleve është ky”

Abrashi ka publikuar edhe pjesë të historisë së pacientes në të cilin janë shënuar edhe kodet e fashave të cilat janë përdorë gjatë intervenimit. Ndërkaq në  Qendrën Klinike Universitare -në dy javët e fundvitit  2011, janë kryer 132 operacione janë reanimuar 172 persona dhe ka pasur  164 lindje. (LajmeShqip.com)