Mjekët e Qendrës Klinike Universitare (QKUK) porosisin barna që janë të shtrenjta e që nuk janë të domosdoshme për pacientët.
Është Barnatorja qendrore që është ankuar për porosi të madhe për barnat Bostenan, Daptomicin dhe Fingolimod, dy prej të cilave QKUK-ja do t’i blejë dyfish më shtrenjtë sesa çmimi real.
Për Bostenan do të paguajë 39 euro, e që në vendet e tjera paguajnë rreth 19 euro, ndërsa për Daptomicin do të paguajë rreth 85 euro, në vend të 45 eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.
Numri i madh i kërkesave nga mjekët e tri klinikave ka bërë që QKUK-ja të hapë tender për këto barna, ndonëse për to ka zëvendësim dhe me çmime shumë të lira.
Gazeta ka siguruar një dokument të brendshëm të QKUK-së, në të cilin përshkruhet se si mjekët e tri klinikave kanë porositur shumë nga këto lloje të barnave me kosto të lartë. Barnatorja qendrore ka ankesa për porosi të madhe për barnat Bostenan, Daptomicin dhe Fingolimod.
Tuesday, 21 July 2015 08:07