Bruksel – Republika e Qipros, e cila muajin që vjen do ta marrë radhën e kryesimit gjashtëmujor të BE-së, ka bërë të ditur në Bruksel se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket refuzimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës as gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Megjithatë ka paralajmëruar se do të vazhdojë të promovojë kontaktet në fushën sociale dhe ekonomike mes Brukselit dhe Prishtinës.
Këtë ua ka thënë në Bruksel gazetarëve përfaqësuesi i përhershëm i Qipros në Bashkimin Evropian, ambasadori Kornelios Korneliou, pasi në Qendrën e Politikave Evropiane ka
folur për prioritetet e Presidencës Qipriote të BE-së. Ai më parë ka përmendur procesin e zgjerimit si një ndër prioritetet e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian.(LajmeShqip.com)
Thursday, 07 June 2012 18:25