Lajme Shqip Saturday, 09 March 2013 14:07

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka dënuar lirimin nga paraburgimi të deputetit Fatmir Limaj.

Sipas kësaj zyre, këto vendime dëshmojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë të kontrollohet nga serbët.

“Vendimet e tilla tregojnë qartë se çfarë lloj sistemi i drejtësisë është duke u përdorur nga të ashtuquajturat institucione të Kosovës, ku po lirohen të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj serbëve”, thuhet në një deklaratë të kësaj zyre që e transmeton Tanjug.