Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 19:15

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas votimit të Gjykatës Speciale do të mbajë një mbledhje urgjente.

Aty pritet të procedohen projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Këtë e kishte njoftuar edhe në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Isa Mustafa.

Ai tha se Qeveria do të kërkojë sot seancë të jashtëzakonshme për t’i miratuar këto projektligje.