Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 17:34

Athinë- Qeveria greke planifikon të hapë 150.000 vende të reja pune në tre muajt e ardhshëm, deklaroi kryeministri grek Lukas Papadhimos.

“Kriza dhe papunësia u pasqyruan në mijëra familje”, tha Padhimos  pas takimit me ministrat dje,  në të cilin u shqyrtua plani për uljen  e barrës së krizës debitore për qytetarët grek.

Plani, i cili do të kushtojë rreth 900 milion euro  dhe në tërësi do të financohet nga BE, do t’u japë përparësi familjeve të rrezikuara.  Kisha Ortodokse greke gjithashtu do të marrë pjesë në planin por tani  për tani  nuk ka hollësi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore greke rreth 500.000  persona jetojnë në  familje në të cilat të dy prindërit  janë pa punë