Lajme Shqip Tuesday, 12 June 2012 13:44

Qentë më shumë se çdo gjë tjetër adhurojnë salçiçet dhe biftekët. Por ekziston edhe një qen që nuk është mishngrënës, pasi ka alergji prej tij.

Irwin, një qen labrador 2 vjeçar skuqet dhe ënjtet kur fut në gojë biftekun dhe në këtë mënyrë duhet të hajë vetëm perime, ku menuja kryesore për të janë patatet.

Pronari i tij 17 vjeçar tregon se ka një vit që nuk i ka dhënë mish qenit të tij. Në përgjithësi kur në një familje konsumohet mish, qeni vjen i tërhequr nga era dhe menjëherë kërkon një copë biftek. Por ky nuk është rasti i Irwin-it! Ai madje kur i sheh salçiçet e kthen kokën në anën e kundërt me to, sikur të thotë se nuk dëshiron t’i shohë as me sy! (LajmeShqip.com)