Londër – Qëndrimi ulur, që është “aktivitet” i përditshëm i shumë njerëzve, së paku nga tetë orë në ditë, sipas disa të dhënave të reja, është gjëja më e keqe që mund t’i bëni trupit tuaj.
Një studim 13-vjeçar, i realizuar tek 17.000 pjesëmarrës, meshkuj dhe femra, ka treguar se qëndrimi ulur për tetë orë në ditë e rrit 54 përqind rrezikun për vdekshmëri të hershme nga infarkti i zemrës.
Një fakt interesant është se edhe nëse nuk pini duhan dhe ushtroni rregullisht, megjithatë kjo nuk ndihmon në zvogëlimin e prirjes për sëmundje të zemrës nëse qëndroni një kohë të gjatë ulur. Prandaj, ekspertët rekomandojnë ngritje nga karrigia dhe lëvizje kohë pas kohe, si dhe aplikimin e ushtrimeve në vendin e punës.
Veç dëmeve në zemër dhe enë të gjakut, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton edhe deformime të shtyllës kurrizore për shkak të qëndrimit jo të rregullt.
Wednesday, 21 March 2012 14:50 