Qafë-Botë – Një 48-vjeçar grek u arrestua të hënën në kufirin shqiptaro-grek, teksa tentonte të kalo
nte 142 kg lëndë narkotike marihuanë.
Burime zyrtare nga Policia e Sarandës, të cilat i referohen Drejtorisë së Policisë së Epirit, me qendër në Janinë, konfirmuan se “48 vjeçari me iniciale J.Ll, nga Igumenica (Greqi), u ndalua nga Policia e vendit fqinj me 6 çanta sportive të zeza me 138 pako lëndë narkotike në brendësi të territori grek, pak metra larg kufirit me Shqipërinë”.
Arrestimi i 48-vjeçarit grek, sipas burimeve të Policisë së qytetit bregdetar në jug të vendit, u bë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ndërsa shprehen se tre trafikantë shqiptarë janë shpallur në kërkim.
“Nga hetimet rezulton se trafikanti grek, është pjesë e një rrjeti të gjerë të narkotrafikut ndëkombëtar. Ndaj tij kanë nisur hetimet intensive”, shprehet policia e Sarandës.
Tuesday, 04 October 2011 07:34