Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka akuzuar kolegun e tij rus, Vladimir Putin, se e dëshiron tërë Evropën, duke theksuar se është i mundshëm agresioni i Rusisë në Finlandë apo në shtetet baltike.
“Putini do të shkojë aq larg sa do t’i lejohet. Ai e dëshiron tërë Evropën”, ka thënë Poroshenko në një intervistë për Radio France, transmeton Telegrafi.
“Me aneksimin e Krimesë dhe me agresionin në lindje të Ukrainës, Putini ka shkatërruar sistemin ndërkombëtar të Sigurisë”, shtoi ai, duke thënë: “A është i mundur sulmi ndaj Finlandës? Po, dhe Finlanda këtë e di. A është i mundshëm sulmi ndaj shteteve baltike? Po. E sulmi në hapësirën e Detit të Zi? Po”.
Monday, 03 August 2015 13:52