Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 14:58

Moskë- Kryeministri rus Vladimir Putin sot shpalli se nuk ka për qëllim të zhvillojë dialog me opozitën, e cila kërkon dorëheqjen e tij dhe rishikimin e rezultateve nga zgjedhjet për Dumën shtetërore.

Opozita, e cila u mblodh në mitingut e 24 dhjetorit “nuk ka platformë të përbashkët, atje nuk ka me kë të negociohet”, deklaroi Putini në takimi me gazetarët. “Unë nuk jam kundër dialogut të tillë. Por unë jam kundër çdo ekstremizmi”, theksoi kryeministri rus.

Ai deklaroi se ndonjëherë edhe vetë dëshiron të del në miting protestues. “Ndonjëherë, kur shikoj se çka po ndodh, kur dëgjoj se çka më tregojnë nëpunësit e mi të njohur dhe të afërt, edhe unë dëshiroj të dal në shesh”, tha ai.

Putini shpalli se ka përgatitur një dhuratë për bashkatdhetarët e tij  – ai ishte i gatshëm që t’u dhurojë zgjedhje të ndershme presidenciale në vitin 2012.

Në pyetjen nëse do të merr pjesë në debatet parazgjedhore me kandidatët tjerë për funksionin presidencial, Putin u përgjigj se ende nuk e din.

Putin theksoi se nuk pret “ndodhi apokalips” në eurozonë në vitin e ardhshëm. Sipas tij, megjithatë, këto probleme i përkasin vështirësive më serioze me të cilat bota do të përballet në vitin 2012