Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar sot kandidaturën për president nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar. Putin u tha delegatëve të partisë se i falenderonte të gjithë ata që e kanë mbështetur kandidaturën e tij ndërsa e pranoi kandidaturën me fjalët, “me mirënjohje e pranoj këtë propozim”. Stanislav Govorukhin, ishte ai që fillimisht nominoi Vladimir Putinin për të kandiduar për president, në një kongres të partisë Rusia e Bashkuar në Moskë. Duke folur para delegatëve në këtë kongres, Govorukhin tha “Ruisë i duhet një lider, i aftë, i fortë, intelegjent dhe i gatshëm të mbrojë jo vetëm liritë dhe të drejtat e qytetarëve por edhe t’u rikujtojë ayre përgjegjsitë dhe ti shtyjë përpara në përmbushjen e obligimeve të tyre”.
Presidenti aktual rus, Dimitri Medvedev gjithashtu foli në këtë kongres, duke e quajtur Putinin “politikanin më popullor, më me përvojë dhe më të suksesshëm në Rusi”. Zgjedhjet presidenciale në Rusi pritet të mbahen në muajin mars të vitit 2012.
Sunday, 27 November 2011 14:00