Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 18:30

Moskë – Kryeministri rus dhe kandidat për shef të shtetit Vlladimir Putin sot konfirmoi se nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në muajin mars të vitit të ardhshëm, do ta emërojë Dimitrij Medvedev për kryetar të Qeverisë.

“‘Rusia e Bashkuar mori shumicë të votave në zgjedhjet parlamentare më 4 dhjetor në të cilat Medvedev, i cili tani është president, e ka udhëhequr listën e partisë qeveritare. Kjo është fitore e pakushtëzuar edhe pse me humbje. Mendoj se ai mund të formojë qeveri dhe të punojë në mënyrë efikase”, deklaroi Putin në pres-konferencë.

Putin që në muajin shtator ka kumtuar se po planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale, është shprehur se do ta vendos Medvedevin si kryeministër.