Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 14:00

Moskë- Kryeminsitri rus dhe kandidat i “Rusisë së vetme” në pushtet ppr president të vendit, Vlladimir Putin, sot u bëri thirrje përfaqësuesve opozitarë për dialog për të ardhmen, prioritetet dhe perspektivat e Rusisë.

Putin vlerësoi se opozita është tejet e fokusuar në personalitete, ndërkaq nuk i kushton mjaft vëmendje ideve politike dhe asaj që duhet të bëhet pas zgjedhjeve, kështu që i bëri thirrje opozitës për dialog.

“Pushteti t’i dorëzohet njerëzve më të mirë? E çka më pas, çka të bëhet? Jam i brengosur sepse nuk kemi debat për atë se çka duhet të bëhet jashtë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Sipas mendimit tim, ajo nuk është në interes të vendit dhe zhvillimti cilësor të shoqërisë sonë, nuk është në niveë të arsimit dhe përgjegjësisë së vet”, theksoi Putin në faqen e tij parazgjedhore të internetit.

Putin konsideron se qytetarët e Rusisë duhet të kenë mundësi për të biseduar “jo vetëm për përparësistë dhe mangësitë e politikanëve, që vetëvetiu nuk është keq, por edhe për programet që figura të caktuara politike kanë ndërmend t’i zbatojnë”.

“Na nevojitet dialog i hapur për ardhmërinë dhe prioritetet, për zgjedhjen afatgjate të zhvillimit nacionaë dhe perspektivave. Sfifat dhe detyrat duhet të jenë në qendër të atyre programeve. Si t’i përmirësojmë kushtet për jetë. Ky tekst është thirrje për dialog”, theksoi Putin.