Tiranë – Së shpejti në Shqipëri do të hapen tre puse të reja nafte, në zonën e Shkodrës dhe të Beratit.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besjan Pesha, tha se harta e vendburimeve aktuale të naftës do të zgjerohet me tre pika të tjera, në veri dhe në lindje të vendit.
Pesha thotë se rezultatet e kërkimit janë pozitive dhe se pas një muaji do të fillojë puna për shpimin e puseve të reja nga kompania koncesionare.
Gjithashtu, nga kërkimet e bëra deri tani, mendohet se edhe në Alpe mund të ketë një zonë me vendburime nafte, duke e zgjeruar më tej hartën e vendit, gjë që shpjegon dhe interesin në rritje për investime të huaja në këtë sektor. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 16:31