Lajme Shqip Wednesday, 01 May 2013 16:44

Ka publikuar vetëm dy këngë dhe është shkruar tash një libër për të. Bëhet fjalë për senzacionin e muzikës Psy, të cilit i është kushtuar një libër komik që ka dalë në shitje sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Korenë e Jugut.

Libri është bërë nga publikuesit e “Blueëater Production” në bashkëpunim me një kompani të Koresë së Jugut.

“A ka zbritur nga qielli ai? A është rritur ky njeri në tokë”, këto janë fjalitë që janë në hyrje të librit ku janë publikuar edhe fotografi që përfshijnë xhirime te klipit të hitit të Psy “Gangnam Style”.

“Reperi jo edhe aq i njohur një ditë prej ditësh, vendosi që këngën e tij ta publikojë në You Tube e cila për pak ditë do të arrinte të hyjë në histori për shkak të klikimeve”, shkruhet veç tjerash në libër, ku nuk harrohet pa u përmendur as vallëzimi i tij i veçantë, shkruan Reuters.

Libri megjithatë nuk përfshinë vetëm anën komike të Psy. Aty tregohet edhe për detaje të jetës së tij të mëhershëm, siç janë akuzat që i ishin bërë atij në vitin 2002 për përdorim të substancave narkotike.