Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 08:23

Pak orë para publikimit të zyrtar, kënga më e re e Rita Orës, “Body on Me” është publikuar në internet.

Kënga më e re vjen si bashkëpunim me këngëtarin amerikan Chris Brown dhe pritet të dalë në shitje për tregun amerikan.

Për projektin e ri, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka realizuar edhe disa fotografi, të cilat i ka publikuar më herët.