Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 10:58

Shfaqen pamjet e para video të kosovarit me nënshtetësi amerikane Sami Osmakaç që u arrestua dy ditë më parë në Florida me akuzën se po planifikonte disa sulme.

Sipas videove të publikuara nga e përditshmja Daily Mail, 25 vjeçari është identifikuar si i njëjti person që sulmoi disa protestues të krishterë gjatë një forumi në Tampa. Në videon e dytë me titullin “Konvertohuni në Islam tani” një burrë që duket të jetë pikërisht Osmakaç kërcënon anëtarët e feve të tjera që të ndryshojnë besimin fetar.

Mesazhi që bëhet nga Abdul Samia, që besohet të jetë një prej pseuodonimeve të Osmakac, paralajmëron shikuesit që të ndryshojnë fe dhe ti bashkohen Islamit përpara se të jetë tepër vonë.

Që të dyja videot janë publikuar në dhjetor dhe prill të vitit 2010 në YouTube.

Sami Osmakaç, kosovari me nënshtetësi amerikane u padit zyrtarisht dje me një akuzë për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë. Ai akuzohet se po planifikonte disa sulme me një makinë bombë, mitralozë dhe paisje të tjera eksplozive.

Osmakac, i cili jetontë në Pinellas County, të Florida, dyshohet se kishte blerë eksplozivë dhe armë nga një agjent i fshehtë i FBI-së. Ai i kishte thënë agjentit se donte të vdiste në mënyrë islamike duke sulmuar dy vende në Ybor City dhe South Tampa.

Pas informacioneve të para në shtator të vitit të kaluar, hetimi 5 mujor rreth thij kulminoi me një operacion të shpejtë gjatë fundjavës. Autoritetet amerikane thonë se pak përpara se të arrestohej, Osmakaç kishte xhiruar veten në një video ku shpjegon arsyet dhe motibet e këtij sulmi që po planifikonte.

Në videon 8 minutëshe ai shihet këmbëkryq në dysheme me një pistoletë në duar dhe një AK-47 pas tij. Në këtë video ai thotë se gjaku mysliman është  më me vlerë se sa njerëzit që nuk besojnë në Islam.

Autoritetet thonë se ai donte të bombardonte disa klube nate, një biznes dhe nje qënder operacionesh të zyrës së sherifit në Hillsborough.

Por sipas disa mediave amerikane vëllai i tij thotë se Osmakaç është i pafajshëm dhe se të gjitha akuzat e FBI-së janë të pavërteta. Një gazetar i kanalit

10 News foli me familjarët e tij në Pinellas Park dhe me disa të afërm të tjerë në një furrë të familjes në St. Petersburg.

Ndërsa fqinjët e tij shprehen të të tronditur dhe të frikësuar për jetën e tyre pasi jetojnë pak metra larg Osmakaç.