Një fotografi që është publikuar në rrjetet sociale, tregon listën e këngëve në albumin e ardhshëm të këngëtares Beyonce.
Megjithëkëtë, fotografia është quajtur false. Në bazë të fotografisë, janë zbuluar edhe detaje të tjera rreth albumit të Beyonces si titulli i tij dhe bashkëpunimet e këngëtares.
Albumi, sipas fotos, do të titullohet “Mrs. Carter” ashtu si edhe turneu i saj, ndërkaq në të përmenden emra me të cilët ka bashkëpunuar Beyonce si: Justin Timberlake, Lady Gaga, Jay-Z, Rihanna, Ne-Yo, etjerë, raporton Huffington Post.
Fotografia është bërë në një fletë të shënuar me dorë ndërkaq renditja e listës së këngëve sipas saj është kjo:
1.”Ratchet” (feat. Lady Gaga & Azealia Banks)
2.”Back 2 Business” (feat. Jay-Z)
3.”Roller Coaster” (feat. Justin Timberlake)
4.”Visions” (feat. Sia)
5.”Dance (I’m Soon Over)” (feat. Rihanna)
6.”More Than Sex” (feat. Ne-Yo)
7.”Better Than Ever Before” (feat. Solange Knowles)
8.”Runway”
9.”Sensations”
10.”12 Roses”
11.”It’s All Over”.
Por ekipi i këngëtares nuk e ka komentuar rrjedhën e kësaj fotografie, e cila është postuar nëpër rrjetet sociale me mbishkrimin se është bërë gjatë inçizimit të këngëve në studio.
.
Saturday, 09 March 2013 15:52