Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 17:20

Tiranë – Bashkia e Tiranës, për të parandaluar spekulimet me çmimet, në ndihmë të konsumatorëve, publikoi sot çmimet me shumicë dhe pakicë të mallrave të shportës dhe fruta-perimeve në tregjet “Pazari i Ri”, “Uzina Dinamo” dhe “Qyteti i Nxënësve”.

Tabelat përmbajnë çmimet mesatare të produkteve të ndarë sipas kategorive.

Ky informacion do të publikohet në mënyrë periodike, me synim që konsumatori të jetë i informuar për luhatjen e çmimeve në zonat e ndryshme të Tiranës.