Partia Socialiste do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenin 87 të Kushtetutës që flet për zgjedhjen e presidentit. 
Siç shkruan e përditshmja Panorama, socialistët do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të sqarojë se cili do të jetë kuorumi i deputetëve në sallën e Kuvendit në tre raundet e para, kur presidenti zgjidhet me tre të pestat.
Në rast se presidenti kërkon 84 vota, atëherë në sallë nuk mund të jenë vetëm 74 deputetët e mazhorancës.
Rasti i Kosovës ka sjellë në vëmendje këtë çështje, pasi Gjykata Kushtetuese atje rrëzoi zgjedhjen e presidentit për shkak të mungesës së kuorumit në sallë.
Socialistët shpresojnë se një interpretim i Kushtetueses do të sjellë përzgjedhjen e një presidenti konsensual.
Friday, 06 January 2012 11:44