Lajme Shqip Saturday, 15 June 2013 15:58

Stamboll – Protestuesit në Turqi janë të vendosur të vazhdojnë protestën e tyre në Parkun Gezi.

Ky vendim erdhi përkundër asaj që kryeministri turk, premtoi se do të ndalen punimet në park deri në një vendim të gjykatës apo zhvillimin e referemdumit.

“Do të vazhdojnë rezistencën tonë përkundër përballjes tonë me padrejtësi dhe të padrejtit që kanë kapluar vendin tonë. Ky është vetëm fillimi”, thuhet në deklaratën e protestuesve që e transmeton BBC.