Shkup – Mijëra qytetarë kryesisht të rinj sot protestojnë në Shkup për të shprehur revoltën ndaj pohimeve se kryesit e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovicë janë “terrorist slamik”.
Protesta ka qenë e qetë, preotestuesit u mblodhën para xhamisë së Jahja Pashës, prej ku u drejtuan drejt Bit Pazarit dhe Pallatit Gjyqësor, e më pas vazhduan drejt Qeverisë.
Pjesëmarrësit në protestë brohorisin parulla si “Shqiptarët janë vetëm mysliman dhe nuk janë terroristë” dhe “Nuk do lejojmë të kalojnë proceset e montuara”. Demonstruesit pohojnë se protesta është organizuar në mënyrë spontane përmes rrjeteve sociale. (LajmeShqip.com)
Friday, 04 May 2012 15:27