Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 14:33

Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë në burg gardistin Sadik Çela i cili akuzohet nga prokuroria si një nga katër oficerët që qëlloi mbi protestuesit në 21 janar.

Ky vendim ka rrëzuar nismën e Gjykatës së Apelit që linte të lire gardistin Sadik Cela, dhe ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë të gjyqesorit, që kishte dhënë masën e sigurise 30 dite burg për gardistin Cela.

Pasi nisën hetimet për 21 janarin, gardisti u mbajt në burg përreth 20 dite, dhe më pas u la i lirë pasi Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, por prokuroria duke iu drejtuar Gjykates e Lartë, kërkoi që të prishej vendimi i Apelit dhe të mbetej në fuqi ai i Shkallës së Parë.

Me këtë vendim gardisti Çela duhet të dërgohet në qeli edhe për 10 dite të tjera.
Pas këtij vendimi Prokurorisë i lind e drejta të kërkojë masë të re sigurie ndaj Sadik Celës, dhe për faktin se hetimet për 21 Janarin dhe vrasjen e 4 qytetareve tashmë kanë përparuar, mund ta ngarkoje atë edhe me pergjegjesi penale.

Ngjarja e 21 janarit e cila nuk është zbardhur ende nga prokuroria shqiptare, protesta në të cilat humbën jetën Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.