Dy persona tentojnë të dhunojnë prefektin e Vlorës Eduart Veçani, ndërkohë në pamundësi sulmojnë ambientet e Prefekturës.
Dy të rinj të panjohur kanë ndaluar në rrugë Vecanin për ti kërkuar llogari për një cështje prone, ndërkohë prefekti u ka kërkuar atyre që të paraqiten në zyrën e protokollit për të marrë aty informacionin e duhur.
Sipas dëshmitarëve ka pasur një debat të madh mes palëve. Dy të rinjtë janë revoltuar dhe kanë tentuar të godasin prefektin, por nuk kanë mundur pasi ai ishte i shoqëruar nga një punonjësi forcave zjarrfikëse dhe një punonjës policie.
Prefekti i cili ndodhej në afërsi të zyrës së tij është futur brenda në Prefekturë, por është ndjekur nga dy të rinjtë të cilët pasi kanë kërcënuar me fjalë prefektin kanë sulmuar xhamat e institucionit të Prefekturës.
Në përpjekjen e të rinjve kanë mbetur të dhunuar disa punonjës. Punonjësit e prefekturës kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të arrestojë dy dhunuesit emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.
Friday, 23 September 2011 12:05