Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 21:10

Prishtinë – Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës ka publikuar videospotin më të ri për promovimin e Kosovës, i cila do të shfaqet në kanalin më të shikuar mbarë botëror CNN. Videospoti brenda një minute shfaq pamje të Kosovës përmes një aparati fotografik. 

Ky videospot e paraqet Kosovën si vend të favorshëm biznesor i cili njëkohësisht ofron shërbime cilësore dhe vende malore për pushim, pastaj skijim dhe jetë nate. 

Në këtë spot shfaqen pamje të Prishtinës, si kryeqendër të Kosovës,pamje nga ujëvaret e Mirushës, pastaj pamje të qytetit të Prizrenit i cili konsiderohet si një ndër qytetet më të bukura të Kosovës, pamje nga skijimi në Brezovicë. 
Në fund të këtij videospoti shfaqet fytyra e xhudistes  Majlinda Kelmendi e cila ka fituar shumë çmime ndërkombëtare në fushën e xhudizmit. Për më tej mund të ndiqni videon: Kosovo Tourism Ad – CNN Turner Production (LajmeShqip.com)