Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 17:01

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka konfirmuar fillimin e hetimeve, pas ngjarjeve të ndodhura sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Sipas një njoftimi, prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pas marrjes së informacioneve për ngjarjet e zhvilluara sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka dalur së bashku me Policinë e Kosovës për të bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe pas kësaj, në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur më këtë rast.

“Prokurori i Shtetit në vazhdimësi do të njoftoj opinionin për veprimet hetimore, për aq sa e lejon Kodi i Procedurës Penale të Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi”, thuhet në njoftim.