Prokuroria e Beogradit, ka hapur hetimet mbi marrjen e jashtëligjshme të 32 kamionëve nga ana e Zvonko Veselinoviçit dhe dy personave të tjerë, kamion që kanë qenë pronë e kompanisë ’Hipo-Alpe Adria lizing’.
Prokurori serb Milko Radisavleviç ka thënë për mediat se ka nisur hapja e hetimeve për marrjen në pronësi në mënyrë kriminale të 32 kamionëve. Sipas prokurorit përveç Veselinoviçëve të dyshuar për këtë janë edhe Millan Radojnçiç dhe Dragan Qurçiç.
Kamionët janë shfrytëzuar nga kompania e Qurçiqit ’Euro- Cop’ me seli në Rashkë në muajt mars, prill dhe maj të vitit 2008, në bazë të marrëveshjes financiare lizing që është arritur nga kompania ’Hipolizing’.
Pasi marrëveshja e lizingut ka skaduar, Veselinoviçët, Qurçiç dhe Radonjciç nuk kanë lejuar që kamionët të merren nga kompania që i ka pasuar në pronë, por në pjesën e dytë të vitit 2010 kamionët janë dërguar në veriun e Kosovës dhe më pas ka filluar edhe përdorimi i tyre, duke mos ja mundësuar kompanisë Hipo-lizing qe te merrte kamionët, ka thënë Prokurori.
Sipas prokurorit serb këta kamion janë përdoruar në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Tiranë.
Të gjitha të ardhurat që janë marre nga përdorimi i këtyre makinave janë përdorur nga shfrytëzuesit e kamionëve ne mënyrë te paligjshme. Për këtë arsye gjykatësi hetues në qytetin e Kralevës i ka dëgjuar tre të dyshuarit për këtë vepër kriminale dhe pastaj ka vendosur masën e arrestit me burg për 1 muaj për të tre, ka thënë prokurori Radisavleviç.
Pa ashtu, gjykata e lartë në Kraleve në dhjetor të vitit të kaluar ka filluar hetimet ndaj Zvonko Veselinoviçit, për veprën kriminale ‘armëmbajtje pa leje’, pasi ishte arrestuar në pushimoren dimërore në Kopavnik së bashku me vëllain e tij Zharko Veselinoviç, ndaj të cilit është duke u zhvilluar një procedure gjyqësore ne Gjyqin special ne Beograd.
Monday, 16 January 2012 16:18 