Ndarja e llojeve të bukës sipas peshës dhe cilësisë, por jo përcaktim i çmimit, i cili do të vendoset nga tregu i lirë. Shoqata e Prodhuesve të Bukës kërkon marrjen e masave nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera qeveritare për të luftuar informalitetin dhe abuzimet ndaj konsumatorit në këtë treg. Sipas kreut të kësaj shoqate, Gëzim Peshkëpia, standartizimi i peshës së bukës dhe kontrollet do të shmangnin abuzimet ndaj konsumatorit.
Buka është një ndër mallrat që konsumohet më shumë nga shqiptarët dhe popullata është shumë e ndjeshme ndaj rritjes së çmimit. Sipas studimeve të kryera nga Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare financiare, një familje mesatare shqiptare konsumon deri në 65% të buxhetit të saj vetëm për t’u ushqyer.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës dy ditë më parë ka bërë të ditur se tabelat e përcaktimit të cilësisë, peshës dhe çmimit do të aplikohen edhe për mall kaq të domosdoshëm të tryezave shqiptare.
Saturday, 28 January 2012 19:00