Lajme Shqip Tuesday, 19 February 2013 15:44

Afeni Shakur, nëna e legjendës Tupac, ka thënë se ajo po bën çdo gjë që të gjitha inçizimet e papublikuara të djalit të saj, së shpejti ta shohin dritën.

“Besoj se është në përgjegjësinë tonë që të sigurojmë të gjitha këngët e Tupac, të padëgjuara deri tani ta shohin dritën për nder të fansave të tij”, ka thënë Shakur në një deklaratë për media të cilën e ka transmetuar Billboard.

“Djali im ka lënë shumë pjesë të pakompletuara dhe shumë ide të papërfunduara”, ka shtuar më tej Afeni Shakur.