Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” Mel C beson se grupi është “shumë afër” dhe se mund të ribashkohen në të ardhmen për disa koncerte.
Grupi i përbërë edhe nga Victoria Beckham, Geri Halliwell, Emma Bunton dhe Mel B për herë të fundit performuan në ceremoninë përmbyllëse të Lojrave Olimpike që u mbajtën në Londër dhe mendohej se nuk do të performonin më, por Mel C tani ka thënë se grupi mund të ribashkohet.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Mel C për “Daily Mirror”.
“Më duhet të them se, prejse jemi ribashkuar në vitin 2007 dhe pas Olimpiadës vitin e kaluar, ne jemi shumë të afërta”, ka shtuar ajo.
“Ne kalojmë shumë mirë kur bëhemi bashkë. Për momentin nuk ka plane mirëpo nëse vjen ndonjë mundësi atëherë nuk do të humbnim rastin”.
Turneu i tyre i fundit botëror, “Return of Spice Girls” që filloi në vitin 2007 i solli grupit më shumë se 107 milionë dollarë të ardhura.
|
|
Friday, 26 July 2013 12:05 25 June 2014 13:45
12 June 2014 16:00
1 May 2014 12:40
30 April 2014 14:09
17 April 2014 18:28
17 April 2014 12:31
15 April 2014 18:29
15 April 2014 17:23
14 April 2014 15:13
12 April 2014 13:30