Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje, ka denoncuar dhunën që është ushtruar ndaj tifozëve të ekipit basketbollistik të Prishtinës, “Plisat”, në ndeshjen e zhvilluar midis Prishtinës dhe Bambit.
Deputeti i kësaj lëvizjeje, Rexhep Selimi, e ka cilësuar ndërhyrjen e policisë ndaj tifozëve, si dhunë mbi baza etnike.
Selimi e ka bërë përgjegjës zingjirin politik dhe komandues, duke kërkuar njëherit edhe dorëheqjen e tyre.
Po ashtu, anëtarë të kësaj lëvizjeje, kanë theksuar se nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë, që të ushtrohet dhunë ndaj tifozevë shqiptarë.
Ndërkohë, i pranishëm ishte edhe njëri nga tifozët e Plisave, Alban Kastrati, i cili ka treguar se ata nuk e kanë bërë asnjë provokim, vetëm kanë festuar.
Saturday, 23 April 2011 11:28