Prishtinë – Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që ndarja e Kosovës të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe.
Deklaratën e Borko Stefanoviqit për këtë çështje, ajo e quan provokim që mund të rrezikojë stabilitetin e rajonit.
“Dihet qartë qëndrimi ynë. Koncepti i dialogut është për këtë çështje teknike dhe asnjëherë nuk do të pranohen temat politike. Mund të them se idetë e tilla që kanë ardhur nga Serbia dhe Stefanoviq janë ide destabilizuese për rajonin. Ne si qeveri e Kosovës udhëheqim me politika progresive, për të forcuar stabilitetin dhe paqen në rajon, si rrugë për integrimin evropia”, ka thënë Tahiri për gazetën prishtinase “Express”.
Sunday, 24 April 2011 13:05