Lajme Shqip Saturday, 26 January 2013 14:45

Prishtinë – 24 nxënës të shkollës muzikës “Prenk Jakova” të Prishtinës janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Shtërpcë-Prevallë.

Dëshmitarët i kanë thënë Kohavisionit se autobusi që po barte nxënësit ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë dhe me këtë rast nxënësit kanë marrë lëndime por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve nxënësit e lënduar janë transportuar me tri autoambulanca në shtëpinë e shëndetit të Shtërpcë. Në vendin e aksidentit kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin. (LajmeShqip.com)