Prishtinë – Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Eulex-it kanë arrestuar sot një person të dyshuar për krime të luftës. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e EULEX-it Kristina Herodes.
Burimet tona thonë se i arrestuar është Zoran Koliq, nga fshati Dobratin i Lypjanit.
Zëdhënsja e Eulex-it tha se i dyshuari akuzohet për vrasje dhe keqtrajtim të civilëve gjatë muajit maj 1999.
“Operacioni është bërë nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe ato të EULEX-it. Ndërkaq, bastisjet janë bërë në një shtëpi në rajonin e Lypjanit, si pjesë e hetimeve. Bastisja është autorizuar nga një gjykatës i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Hetimet janë duke u bërë nga Prokuroria speciale e Kosovës”, ka saktësuar zëdhënësja Herodes.
Saturday, 07 May 2011 11:27