Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 13:30

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës nesër do të diskutojë në një seancë të jashtëzakonshme për procesin gjyqësor kundër liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Ibrahimajt dhe Idriz Balës në Hagë.

Dritën jeshile për këtë seancë e ka dhënë të hënën Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së deputetit të AAK-së, Ahmet Isufi, i mbështetur nga disa deputetë që e kanë nënshkruar këtë kërkesë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se Kuvendi vetëm do të kërkojë gjykim të shpejtë, duke u shprehur se edhe ai dhe Haradinaj i besojnë drejtësisë ndërkombëtare.

Por, në këtë seancë nuk do të flitet për rastin e Kleçkës, për të cilën është hapur një proces kundër deputetit Fatmir Limaj.