Prishtinë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Institituti Demokratik dhe përfaqësues të partive politike, kanë dhënë vërejtjet e tyre për zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke mos lënë anash edhe sukseset e mënyrës së organizimit, ku edhe u paraqit nevoja për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Kosovë.
Arsim Bajrami nga PDK, Ismet Beqiri nga LDK dhe Ardian Gjini nga AAK, folën për zgjedhjet e fundit dhe gjërat të cilat duhet të ndryshohen në të ardhmen.
Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, zgjedhjet e fundit i ka cilësuar si të suksesshme, përkundër disa ngecjeve që kanë ndodhur.
Daka shpjegoi mënyrën se si ka qenë deri tash, duke vënë në pah gjërat që duhet të ndryshohen.
Edhe përfaqësuesit e KDI-së, folën për ecurinë në zgjedhjet e fundit dhe punën që ka kryer ky institut.
Debatuesit u pajtuan që ndryshimet të cilat janë paraparë të ndodhin në legjislaturë lidhur me zgjedhjet, duhet të fokusohen në detaje, qofshin ato teknike por edhe të natyrave të tjera.
Friday, 15 April 2011 13:21