Prishtinë – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, në takimin që ka zhvilluar me afaristë në Aleancën Kosovare të Bizneseve, ka folur për prioritet e qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai ka cekur disa nga prioritetet e qeverisë, duke përmendur zhvillimin e kapitalit njerëzor, mirëqenien e qytetarëve, rritjen e konkurrencës, gjenerimin e puniësimit dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në sytë e investitorëve të huaj.
Beqaj me këtë rast ka potencuar se ka ardhur momenti që të realizohen dhe të përmbushen këto prioritete, që të përmirësohet imazhi i Kosovës, sepse, sipas tij, vetëm në këtë mënyrë, do të mund të ketë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Ministri Beqaj, ka folur edhe për privatizimin, duke thënë se duhet të bëhet privatizimi dhe trasnforimimi i aseteve publike.
Ndërkaq, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e ka quajtur bashkëpunimin në mes AKB-së dhe ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, mision të përbashkët dhe ka premtuar një partneritet të mirëfilltë edhe në të ardhmen.
Shahini ka theksuar se duhet të bëhen politika më të avancuara për rritjen e punësimit.
Ndër të tjera, nga të pranishmit u tha se duhet të përkrahen prodhimet vendore, pastaj duhet të bëhet lehtësimi i marrjes së licencave, në mënyrë që të rritet punësimi.
Tuesday, 26 April 2011 15:57