Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 11:28

Prishtinë – Me 58 vota të deputetëve, Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot Gani Gërgurin Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kundërkandidati i tij Safet Merovci mori 15 vota, kurse 25 fletëvotime ishin të pavlefshme. Kandidati i përzgjedhur nga Kuvendi, në bazë të ligjit të BQK-së, tani i përcillet presidentes së Kosovës për miratim.

Paraprakisht kryetarja e komisionit për buxhet dhe financa, Safete Hadërgjonaj, tha se janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore sa i përket përzgjedhjes.

Të gjitha grupet parlamentare përveç atij të Vetëvendosjes, mbështetën rekomandimet e komisionit për të vazhduar votimin.

Por lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, paraqiti vërejtje rreth eliminimit të 25 kandidatëve tjerë konkurrues për këtë post, pa u dhënë sqarime. Njëkohësisht kritikoi edhe paraqitjen e kandidatëve pa një vizion për të ardhmen e këtij institucioni dhe ndërhyrjen e zyrës civile ndërkombëtare.

Në votim morën pjesë 99 deputetë, për Gani Gërgurin votuan 58 deputetë, për Safet Merovcin 15 ndërkaq të pavlefshme ishin 26 fletëvotime.  Kandidati i përzgjedhur nga Kuvendi, në bazë të ligjit të BQK-së, tani i përcillet presidentes së Kosovës për miratim.