Prishtinё – Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa, lidhur me akuzat e tij për SHIK-un, duke kërkuar nga kreu i Prishtinës që të jetë bashkëpunes me organet e drejtësisë, e jo t’i akuzojë ato.
Kreu i Prishtinës, Isa Mustafa ka thënë se njerëzit e SHIK-ut janë bërë pjesë e institucioneve të Kosovës, duke ngulfatur shtetin përmes mekanizmave policorë.
Por, zëvendëskryeministri Kuçi ka kërkuar nga të gjithë që t’u ndihmojnë institucioneve të drejtësisë, e jo t’i akuzojnë ato.
I pyetur nëse e di Qeveria se ku janë dokumentet e SHIK-ut, dhe nëse i ka marrë këto dokumente bashkë me çelësat e zyrave, të cilat rreth një ish-udhëheqësi të lartë të SHIK-ut, ia ka thënë se i ka dorëzuar Qeverisë, Kuçi nuk ka dashur të përgjigjet.
Ndërkohë, ai është përgjigjur edhe lidhur me publikimin e një dokumenti që tregon se me nënshkrimin e ish-përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Joakim Ryker, kryetari i Skenderajt në vitin 2008, ishte liruar para kohe prej burgut.
Ndryshe, në mbledhjen e qeverisë ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe Hajredin Kuçi tashmë është pajtuar që ai të jetë zëvendëskryeministër i parë.
“Jo, zoti Pacolli është zëvendëskryeministër i parë. Mua mund të më citoni si Hajredin Kuçi dhe si ministër i Drejtësisë”, ka thënë ai.
Friday, 29 April 2011 14:43