Princi William pretendon se nuk ka vënë gjumë në sy një natë para martesës së tij me Kate Middleton.
Në një dokumentar i transmetuar në Angli për nder të jubileut të Elisabetës së II i riu rrëfen gjithçka.
Më i madhi i fëmijëve të Lady Di tregon në një intervistë më gazetarin Alan Titchmarsh se kanë qenë shumë faktorë që se kanë lënë të vërë gjumë në sy.
Asgjë nuk ka bërë të mundur që ai atë natë të shtrihej i qetë dhe të relaksohej siç e kishte këshilluar mbretëresha. Mes faktorëve është lista e të ftuarve, në të cilën William ka vënë re një emër që se njihte dhe gjyshja i tha ta hiqte.
Një tjetër faktor tensioni ishte edhe kostumi që duhet të vishte në ceremoni, veshja e tij ecja në shkallë dhe frika se mund të binte ishin një makth i vërtetë për princin, dasma e të cilit u cilësua si ndër më të rëndësishmet e shekullit.
Thursday, 24 May 2012 10:40 