Pas provës së tij duke dhënë parashikimet e motit, prince Charles i Britanisë së Madhe tashmë ka provuar aftësitë e tij edhe si DJ. Ai është bërë pjesë e kësaj sfide teksa ndodhet për një vizitë në Toronto të Kanadasë.
Princi Çarls ka provuar të rrotullojë disqet në një tavolinë të rrumbullakët në një organizim që ofronte kurse për DJ për të rinjtë që duan të punësohen në këtë fushë.
Më parë ai është pritur shumë ngrohtë nga studentët e Universitetit Rierson në Toronto.
Bashkëshortja e tij, dukesha e Kornuellit, ndodhej për një vizitë në parkun Armori. Çifti mbretëror kanë nisur turin e tyre të vizitave katër ditor në Kanda të hënën.
Friday, 25 May 2012 09:05