Lajme Shqip Wednesday, 23 May 2012 08:05

Ka shumë persona që përkrahin puritanizmin dhe ndër ta është edhe Princi i Anglisë, Princ Charls, i cili mësohet të ketë mbyllur sytë në një film në kinema kur aktoret hoqën rrobat në krevat.

Sipas aktorit Will Smith, princi i Uellsit u shfaq jo komod kur në filmin ‘Ali’ filluan skenat e seksit, princi largoi shikimin për ta fiksuar diku tjetër.

Tabloidët rozë e kanë komentuar të çuditur këtë gjest të 64 vjeçarit. Por edhe për këtë gjë media e ka marrë një përgjigje, dhe kësaj here nga vetë zëdhënësi i Princit. Ai është përgjigjur duke thënë se Princi e bën gjithnjë këtë gjest kur ndodhet përballë skenave të pakëndshme për të.

Charles thuhet se është një besimtarë i madh në Zot dhe kjo është arsyeja përse familja mbretërore i kushton shumë rëndësi moralit, megjithëse shumë janë të mendimit se një person në moshën e tij nuk duhet të ‘trembet’ nga skenat e seksit.