Londër – Megjithëse Dukesha Kate tashmë është një anëtare e familjes mbretërore, ajo nuk ka hequr dorë nga zakonet e vjetra e të bërit shopping! Për të mund të thuash vërtetë që është princesha e njerëzve, pasi ajo blen në të njëjtin dyqan që çdo qytetar mund t’ia lejojë vetes.
Ditën e hënë kur Kate ka bërë blerje tek dyqani i linjës TopShop, arkëtari Ashlin ka konstatuar se ajo kishte grumbulluar mjaft pikë nga blerjet që kishte bërë. Princesha 29 vjeçare kishte një kuletë plot me pikë shpërblyese!
Dhe Kate kur e ka mësuar këtë fakt, nuk ka hezituar aspak për t’ju rikthyer dyqanit e të ngjitej në dhomën e provave.
Dhe çfarë bleu Kate me pikët shpërblyese të mbledhura? Ajo ka dalë nga dyqani me një xhaketë sportive blu prej 130 dollarësh, një bluzë polka prej 76 dollarësh dhe një palë vathë.
Por ajo çfarë i ka mahnitur mjaft punonjësit e dyqanit, ishin flokët e saj të hollë dhe të gjatë që kishin një pamje të përsosur. “Duhet ta shihni Kate-n personalisht që ta kuptoni se sa të bukur i ka flokët!” ka thënë një nga punonjësit.
Gjithashtu ajo i ka mahnitur për faktin që është drejtuar në dhomën e provave dhe i ka provuar rrobat si të ishte një njeri mjaft i thjeshtë. Në fakt, Kate është mjaft e thjeshtë. Ashtu sikurse edhe Princeshë Diana, ajo është duke ndjekur një kurs për t’u trajnuar se si sillen njerëzit e rangut mbretëror. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 11:52