Lajme Shqip Sunday, 25 September 2011 18:20

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u kthye sot nga vizita në Nju Jork.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Jahjaga zhvilloi një sërë takimesh dhe aktivitetesh me shumë rëndësi, theksohet në njoftimin e Presidencës kosovare.

Presidentja Jahjaga, udhëtoi për në SHBA më 17 shtator, ku mori pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.