Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shfrytëzuar shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, për t’iu bërë thirrje qytetarëve që të përkujdesen sa më shumë për ambientin, pasi njëkohësisht me këtë ata ruajnë edhe vetë shëndetin e tyre.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, presidentja Jahjaga ka qëndruar në Obiliq.
Ajo në shenjë simbolike ka mbëltuar fidanë para ndërtesës së Kuvendit Komunal.
Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka thënë se Komuna e Obiliqit kontribuon më së shumti në zhvillimin ekonomik të vendit, por sipas tij, kjo komunë i bart edhe pasoja të mëdha të ndotjes së ambientit.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi, ka falënderuar presidenten dhe ministrin Gashi që në ditën e tokës janë përqendruar në këtë komunë, e cila goditet nga ndotja më së shumti.
Ndryshe, me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, në Kosovë po mbahen aktivitete të shumta.
Friday, 22 April 2011 16:17