Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 21:07

SHBA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se veri të Kosovës duhet vendosur rendi dhe ligji.

Sipas Jahjagës, ndihmat që futen në Kosovë nga Rusia duhen të futen duke respektuar ligjin. Presidentja e Kosovës bëri thirrje për ndërprerjen e financimit për strukturat kriminale në veri të vendit.

Jahjaga theksoi në intervistën për Zërin e Amerikës së pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur dhe se në veri të vendit duhet të zbatohet plani Ahtisari.