Buenos-Ajres– Presidentja e Aregjentinës Kristina Fernandes Kirhner sot u operua me sukses nga kanceri në gjëndrat tiroide.
Qeveria argjentinase javën e kaluar kumtoi se presidentja ka karcinom papilar në gjëndrat tiroide, i zbuluar me kontroll të zakontë të mjekëve para Krishtlindjeve.
Mjekët theksuan se gjasat për shërimin e plotë të 58-vjeçares Kirhner janë më shumë se 90 për qind.
Ajo është operuar në një spital afër Buenos-Ajresit. Argjentinasit shpesh e ftojnë presidenten në emër dhe në spitalin ku u operua kanë mbajtur transparente me mesazh – Kristina bëhu e fortë.
Nënpresidenti Amado Bodo do ta kryejë funksionin shef i shtetit në periudhë prej 20 ditësh, aq sa pritet të zgjasë edhe shërimi i Kirhnerit.
*****************
Buenos Ajres – Presidentja e Argjentinës Kristina Fernadeu de Kirner, e cila vuan nga kanceri në gjëndrat tiroide, sot do t’i nënshtrohet operacionit.
Sëmundja i është zbuluar gjatë kontrollit rutinor më 22 dhjetor dhe ajo tani për tani nuk i ka kapluar gjëndrat limfatike, as nuk ka metastazuar.
Ithtarët e saj bënë thirrje për të qëndruar zgjuar gjatë kohës së operacionit. Ata planifikojnë që të mblidhen në sheshin Placa de Majo në kryeqytet, para spitalit Austral, si dhe në sheshet e tjera publike në vend.
Zëvendëspresidenti Amando Bodo do ta kryejë detyrën e shefit të shtetit gjatë periudhës prej 20 ditëve, aq sa pritet të zgjasë shërimi i Kirhnerit.
Wednesday, 04 January 2012 08:34 