Tiranë – Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi së bashku me zonjën e parë, Teuta Topi dhe në krye të një delegacioni zyrtar, qëndron për vizitë dyditore në Vjenë, me ftesë të presidentit të Austrisë, Hajnc Fisher.
Kreu i shtetit shqiptar do të zhvillojë takime dhe bisedime zyrtare me presidentin austriak Fisher, ku temë qëndrore e bisedimeve do të jetë perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm dhe e konsolidimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe forcimi i dialogut politik në nivelet më të larta.
Gjatë qëndrimit në Austri, presidenti Topi dhe zonja e parë, do të zhvillojnë një takim edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare, që punojnë dhe jetojnë në Austri.
Friday, 23 September 2011 10:02